U sekuestrua nga SPAK, APSK nxjerr me qira lokalin ”Monopol” të Aurel Hoxhës

23 Tetor 2025 | 13:24

Agjencia Shtetërore e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka nxjerrë me qira një nga pronat e sekuestruara nga SPAK.

Bëhet fjalë për lokalin Monopol në pronësi të Aurel Hoxhës, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Klevis Lleshit si organizator dhe drejtues i grupit kriminal.

Rreth 2 javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e “sekuestros preventive” mbi pasuritë me vlerë rreth 5 milionë euro të shtetasit Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, nën hetim si person që urdhëroi rrëmbimin dhe zhdukjen e Klevis Lleshit 5 vjet më parë.

Bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, Aurel Kalaveri (Hoxha).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026