U shfaq në intervistë me fanellën e Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari

22 Gusht 2024 | 14:10

Gazetari i sportit, Ervin Baku, ka depozituar këtë të hënë një kallëzim penal në Drejtorinë e Krimit Kibernitik, për kërcënimet me jetë të ardhura në adresë të tij pas një interviste në Euronews Albania, ku u shfaq me një fanellë sportive të Serbisë.

Lajmi konfirmohet nga policia, ku gazetari ka depozituar kallëzimin për një fushatë të frikshme kërcënuese për jetën gjatë 72-orëve të fundit.

“Kërcënohet me jetë gazetari i sportit Ervin Baku. Fushatë e frikshme kërcënuese për jetën. Sot, ora 09:30, ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij”, njofton policia.

Baku u “kryqëzua” në media, portale, apo me postime në rrjete sociale nga figura të ndryshme publike në Shqipëri dhe në Kosovë për shkak se në intervistën e tij të hënën për Euronews Albania, mbante të veshur fanellën e kombëtares serbe të volejbollit.

“Kam marrë kërcënime pa fund. Imagjinata e fushës së kërcënimeve shkon përtej çdo limiti”,-tha Baku në një intervistë tjetër të mërkurën për Euronews Albania.

I pyetur se përse e veshi fanellën e Serbisë, Ervin Baku tha  se nuk ka qenë e qëllimshme dhe as e menduar. Ai është shprehur se ajo fanellë ka qenë dhuratë e trajnerit të volejbollit të femrave të Serbisë

“Atë bluzë mua ma dhuroi trajneri i volejbollit të femrave të Serbisë në kampionatin ballkanik që u zhvillua në Tiranë. Ajo është bluza zyrtare e ekipit të volejbollit të femrave të Serbisë dhe unë e vesha pa asnjë mendim. Po ta kisha menduar nuk do e vishja. Aq më tepër që unë e kisha neglizhuar se do dilnim bashkë se ne e kishim folur bashkë 3 ditë më parë. Po të ishte se unë do isha i djallëzuar nuk do e kisha veshur atë fanellë.

Gazetari kërkoi ndjesë gjatë intervistës së ditës së djeshme pasi nuk do donte kurrsesi që nga veprimi i tij të ndihen të lënduara nëna, motra apo persona të tjerë që kanë humbur të dashurit e tyre në masakrat serbe të kryera në Kosovë.

“Mua më vjen keq sepse me siguri kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë në masakrat çnjerëzore të Serbisë. Kam lënduar motra, prindër, vëllezër e të tjerë, ndaj edhe unë kërkova ndjesë. Ndjesa nuk ishte për të kaluar radhën, por një ndjesë që unë ashtu e ndjeva. Kush më njeh e dinë që unë mund të mos kem monopolin e të vërtetës, por mua nuk më dikton dot askush asnjë rresht. Atë që bëj e ndiej që ta bëj. Atë ndjesë e ndjeva, ndaj e bëra”,-tha Ervin Baku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026