U shpall kampione evropiane, Luiza Gega rrëfen emocionet
Luiza Gega ka rrëmbyer një tjetër fitore në Europianin Ekipor të Atletikës që po zhvillohet në Poloni. 34-vjeçarja ka shkëlqyer në garën e 3 mijë metrave me pengesa, ku ka zënë vendin e parë, ndërsa ka vendosur një kohë rekord e konkretisht 9 minuta e 17 sekonda.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se është kënaqësi e madhe të thyejë rekorde, ndërsa shtoi se ka qenë këmbëngulëse dhe ka punuar fort që për një kohë të gjatë të mbajë një pozicionim të tillë.
“Pjesa që u komentua më shumë, qoftë nga Federata Europiane është pikërisht numri i medaljeve që unë kam fituar gjatë gjithë karrierës time sportive në këtë lloj aktiviteti duke thyer tashmë dhe rekordin që mbahej nga një bullgare. Të gjithë muajin e fundit kjo është komentuar shumë, nëse Luiza Gega nga Shqipëria do të arrinte të thyente pikërisht këtë rekord,” – u shpreh Gega.
Ajo foli dhe për ndryshimin e një trajneri, duke thënë se në këto nivele që është nuk mund të ndryshojë programin e stërvitjes. Sipas Gegës, ka rrezikshmëri që ndoshta një program i ri nuk i përshtatet duke qenë se ndër vite ka përdorur të njëjtën mënyrë stërvitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë