U tejkaluan pritshmëritë për protestën e 12 nëntorit, thotë Klevis Balliu
Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se protesta e 12 nëntorit, jo vetëm i arriti pritshmëritë, por i tejkaloi ato.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Balliu nënvizoi se sinqeriteti dhe vërtetësia e kësaj opozite, është në një linjë me besimin e qytetarëve, që kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë
“Nuk janë arritur pritshmëritë tona, por janë tejkaluar. Jo vetëm pritshmëritë tona, por të shumë individëve, analistëve, gazetarëve, të cilët mbase me të drejtë mund të kishin dyshimet e tyre për mungesë pjesëmarrjeje, mungesë fryme, vërtetësie, sinqeriteti, sepse pa këto, ti nuk e mbush dot atë shesh.
Sinqeriteti dhe vërtetësia e kësaj opozite, është në një linjë me besimin e qytetarëve, që kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë. Në të kundërt ai shesh nuk mbushej”, theksoi ai.
Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.
Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë