U vu në shënjestër të atentatit me tritol, kush është Bernard Ndreca
Bernard Ndreca, i vënë në shënjestër të atentatit me tritol është i njohur në zonën e Vaut të Dejës si një demokrat i angazhuar në këtë forcë politike prej disa vitesh.
Pas përplasjeve të brendshme të partisë demokratike mes dy grupimeve, Ndreca u pozicionua në krah të Sali Berishës. Ai u zgjodh kryetar i degës së PD në Vaun e Dejës nga procesi i primareve.
Pjesë e strukturave të PD-së në zonën e Vaut të Dejës, Ndreca është angazhuar shpesh here për shkak të aktivitetit politik si opozitar në denoncimin publik të disa aferave apo abuzimeve në bashkinë e Vaut të Dejës.
Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivet e ngjarjes që mund të kishte pasoja fatale për Ndrecën dhe familjarët e tij.
Vetë Ndreca ka mohuar të ketë konflikte me dikë, por e ka cilësuar këtë si një sulm politik për shkak të angazhimit të tij politik dhe publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona