Udhëheqësit e guidave turistike/ Studentja: Pse zgjodha të promovoj Gjirokastrën
Prej disa vitesh e reja Xhesiola Ponde punon si udhërrëfyese e grupeve tutistike që vizitojnë vendlindjen e saj, qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Aktualisht ajo ka përfunduar studimet në vitin e dytë për arkitekturë ndërsa pohon se me profesionin e guidës turistike e lidh dashuria për qytetin.
“Tashmë prej vitesh unë punoj si një guidë lokale më shumë si një hobi për shkak se kam qenë gjithmonë e interesuar për historinë e qytetit dhe kam parë gjithmonë që turizmi ka qenë një pikë e fortë dhe jo vetëm turizmi por arkitektura është një pikë e fortë e Gjirokastrës. Gjirokastra është një nga qytetet e vetme të mbetura tashmë në Shqipëri, e cila ende e mirëmban trashëgiminë e saj dhe përcjell shumë vetëm me anë të një shëtitje të vogël duke e bërë në qytet”,-tha Xhesiola Ponde.
Xhesiola shprehet se ky profesion i jep mundësinë të promovojë vlerat e vendlindjes duke ndikuar në tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj dhe zhvillimin e turizmit.
“ Të dish për qytetin tënd, të dish se prej ku ke lindur dhe prej ku ke ardhur është një emocion më vete për shkak se ti jo vetëm je një pjesë e këtij qyteti por ti je një pjesë e kësaj kulture, je përditshmëria e jetesës së Gjirokastrës dhe përse jo ti të mos e përcjellësh tek një i huaj që vjen për të marrë prej jetesës tënde” -tha Xhesiola Ponde.
Ajo rrëfen se ka përjetuar mbresa dhe emocione të veçantë duke njohur dhe informuar vizitorët për vlerat e Gjirokastrës .
“Një guidë në kala ku ishte një emision kroat, të cilët po bënin historinë dhe turin e Gjirokastrës. Ata erdhën shumë të interesuar për të përcjellë si bëhej jetesa në Gjirokastër, si ishte jeta në kala më përpara dhe si ishte gjithashtu jetesa nëpër shtëpitë e ndryshme karakteristike. Ata jo vetëm që bënë guidën dhe turin me filmime për emisionin e tyre por ata erdhën sërish një vit më vonë për të përjetuar vetë jetesën këtu për veten e tyre jo vetëm për të krijuar një emision”, -tha Xhesiola Ponde.
Xhesiola apelon që të rinjtë gjirokastritë të mbështesin dhe të bëhen pjesë e profesionit të guidës turistike sepse në këtë mënyrë kontribuojnë edhe për qytetin.
“ Do të thoja që kush e ka hobi historinë, kush e ka hobi arkitekturën e Gjirokastrës ose trashëgiminë që Gjirokastra jep ose do të jetë pjesë e qytetit të vet, pse jo të mos bëhet edhe ai një guidë lokale, pse jo të mos japë edhe ai kontributin e tij në qytet”,-tha Xhesiola Ponde.
Në gjykimin e studentes, puna si udhërrëfyes, shërben jo vetëm për të fituar të ardhura, por edhe ndihmon të rinjtë të shkëmbejnë kulturat me të huajtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?