“Udhëtarët” eksplorojnë shpellën e Gajtanit, vendbanim i hershëm i paleolitit
Shpella e Gajtanit ndodhet rreth 12 kilometra në lindje të qytetit të Shkodrës. Pranë saj mund të shkohet lehtësisht për më pak se 20 minuta me makinë përgjatë rrugës rurale Shkodër-Gur i Zi-Gajtan.
Rrugëtimi me ecje për te shpella është gjithashtu një destinacion i lehtë për t’u përballuar.
“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji e vizituan shpellën me profesorin 73-vjeçar Aleks Dushi, i cili tregon se e mban mend që vite më parë muret e shpellës kishin vizatime.
Me një hyrje të ngushtë, dhe me hapësira të bollshme brenda saj, shpella e Gajtanit ka disa dhoma të formuara nga efekti karstik ndërkohë që dhjetëra mijëra vite më parë mendohet se aty kanë banuar njerëz.
“Mendohet se është e vjetër rreth 100 mijë vjet para erës sonë, në kohën Mesolitike dhe Paleolitit, pra Gurit të Vjetër dhe Gurit të Mesëm. Në periudhën e Gurit të Ri banorët kanë dalë prej këtu,” – shpjegoi profesor Dushi.
Sipas profesor Dushit në kohën kur ka pasur banorë në shpellë ka qenë koha e ashtuquajtur “e matriarkatit” e për këtë arsye ishte Loneta ajo që u ul në një vend të përshtatur si poltron ku mendohet se përdorej për të qëndruar kryetari i fisit.
Shpella e Gajtanit është një vend i veçantë pasi mendohet se prej andej dhjetëra mijëra vite më parë njerëzit u shpërngulën për të ngritur qytezën e Gajtanit, që mban edhe sot e kësaj dite gjurmët e hershme të qytetërimit ilir.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë