English

“Udhëtarët” në gjurmët e kulturës dhe historisë së Lushnjës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm një orë e dhjetë minuta larg kryeqytetit ndodhet Lushnja, një qytet të cilin mund ta shijoni edhe brenda një dite kur doni të shkëputeni nga monotonia.

- Advertisement -

Ky qytet u vizitua nga “Udhëtarët” e Euronews Albania Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët e nisën aventurën e tyre nga Manastiri i Ardenicës, aty ku ende jetojnë murgj dhe thuhet se është martuar heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me bashkëshorten e tij Donikën.

Ndalesa e parë brenda në manastir ishte tek Kisha e Shën Triadhës, e cila siç tregon Niko Ferro përgjegjësi i muzeut të Lushnjës, daton në shekullin e X dhe është restauruar para 10 vitesh.

Lexo: Udhëtarët eksplorojnë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Në qendër të Manastirit të Ardenicës ndodhet Kisha “Lindja e Shën Mërisë”, zbukuruar me afreske të mrekullueshme nga piktorët Kostandin dhe Athanas Zografi. Krahas afreskeve një vend të rëndësishëm në dekorin artistik të kishës zënë dhe ikonat, vepra të piktorit Kostandin Shpataraku, i cili i ka pikturuar në Voskopojë, ku shërbente si murg dhe më vonë ato janë çuar në Manastir.

Pas Manastirit të Ardenicës, pikë interesante për t’u vizituar me patjetër është “Shtëpia Muze e Kongresit të Lushnjës”, e cila gjendet pranë qendrës së qytetit dhe është vendi, ku zhvilloi punimet nga 21 deri më 31 janar të vitit 1920, Kongresi i Lushnjës.

Kjo shtëpi i përket patriotit lushnjar, Kasëm Fuga dhe siç tregon përgjegjësi i Muzeut të Lushnjës, Niko Ferro kongresi u zhvillua për shkak se shteti shqiptar ishte në udhëkryq dhe rrezikonte të ndahej sipas “Paktit të Fshehtë të Londrës”, por nga ky kongres nuk është gjetur ende një dokument i shkruar për shpalljen e Tiranës kryeqytet.

“Për Tiranën kryeqytet ne nuk kemi gjetur deri më tani një vendim të shkruar. Për këtë është biseduar gjatë punimeve të kongresit dhe kjo tregohet nga letra që Ahmet Zogu i ka dërguar Kadri Hoxhë Prishtinës,” – tha Ferro.

Lexo: “Udhëtarët” zbulojnë historinë dhe plazhet e paprekura të Fierit

Për të mësuar më shumë mbi historinë e Lushnjës duhet të vizitoni “Muzeun Historik Lushnjë”,  i cili ruan rreth 2.000 objekte në brendësi të tij. Në këtë muze gjenden foto që tregojnë historinë e qytetit ndër vite, pjesë muri të fortifikuar nga vendbanime antike dhe objekte të periudhës së Neolitit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×