“Udhëtarët” nisin rrugëtimin e parë nga “djepi i kulturës”, Shkodra
Gazetarët Loneta Progni dhe Renaldo Salianji kanë lënë studion televizive për të nisur këtë sezon rrugëtimin e tyre me emisionin “Udhëtarë” që na sjell sot destinacionin e parë në serinë e 48 ditëve udhëtime nëpër Shqipëri.
Në episodin e parë ata janë në Shkodër, njohur si “djepi i kulturës” dhe “qyteti i biçikletave”.
Udhërrëfyese për Lonetën, e cila ka zgjedhur të na tregojë Liqenin e Shkodrës do të jetë 9-vjeçarja, Revja Toska dhe Aurora Piroviç. Së bashku ato lundrojnë me kanoe dhe vizitojnë zonën e zambakëve të ujit në liqen.
Por Shkodra njihet jo vetëm për liqenin dhe bukuritë natyrore. Qyteti është gjithashtu një atraksion për turizmin. Qyteti njihet për biçikletat si mjeti më popullor për të lëvizur. Një shëtitje me biçikletë në nuk i rezistoi as Renaldo, duke u shndërruar për disa orë nga një korçar në një “shkodran tipik”.
Karakteristikë e qytetit janë lulet. Oborret e shtëpive shkodrane dehin me aromë, sidomos me aromën e luleborës, e cila është një lule karakteristike. Shumëkush e njeh më tepër këtë pjesë prej këngës “Luleborë!”.
Në Shkodër mund të gjesh një nga punishtet më të zëshme të maskave për karnavale, të cilat eksportohen në Venecia të Italisë.
Ana tjetër që e karakterizon Shkodrën është pasioni për sportin. Klubi shekullor i Vllaznisë ka përkrahjen fanatike të mijëra tifozëve dhe dashamirësve të futbollit.
Një prej atyre që e mbështesin klubin është dhe aktori i mirënjohur Besnik Çinari, i cili rrëfen me emocione për “Udhëtarët” se Vllaznia është ekip i zemrës dhe që ndeshjen e parë e ka ndjekur kur ka qenë shumë i vogël së bashku me babain e tij.
Loneta dhe Renaldo shoqërohen nga kolegu i tyre Teodor Gjerga, për të njohur anën rinore të qytetit të Shkodrës.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë