“Udhëtarët” përshkojnë Shtegun e Cezarit dhe vizitojnë kishën e Marmiroit
Gjelbërimin, qetësinë, lartësinë malore, ajrin e freskët dhe kultura janë disa nga veçoritë që të ofron Llogaraja dhe Orikumi. Pikërisht këto vend zgjodhën të eksplorojnë “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji në episodin e radhës.
Parku i Llogarasë ndodhet rreth 40 km nga qyteti i Vlorës, aty ku bëhet ndarja mes detit Adriatik dhe Jon. Me një sipërfaqe prej 1010 hektarësh, pyjet e dendura kryesisht me bredha e pisha i japin ngjyrën e gjelbër gjatë gjithë vitit, por për më shumë detaje jo vetëm rreth bimësisë të pyllit mund të shkoni në Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Aty gjenden informacione të detajuara rreth kafshëve të pyllit, madje nëpërmjet një libri që kanë dhuruar studentët e Universitetit të Vlorës do të keni mundësi të shihni dhe të mësoni gjithë llojet e bimëve që gjenden aty.
Por “Udhëtarët” nuk mund të largoheshin prej Llogarasë pa prekur nga afër Parkun Kombëtar të Llogarasë duke kaluar në Shetgun e Çezarit.
Odise Çeloaliaj, specialisti monitorimi i ADZM Vlorë tregon gjatë rrugëtimit se ai është një shteg historik, sepse në vitin 48 para Krishtit është përshkruar nga Jul Çezari. Ai ka pushuar një natë aty e pastaj ka shkuar në Orikun e vjetër, për të luftuar me Pompeun.
Në fund të shtegut ndodhet sheshpushim, ku ka kaluar natën Jul Çezari së bashku me 2 mijë ushtarët e tij. Madje një detaj interesante që tregon Odise Çeloaliaj është se te guri i madh që gjendet te sheshpushimi ka ngritur tendën Çezari, për këtë arsye njihet si guri i Çezarit.
Por ajo që nuk duhet humbur medoemos është kisha e Marmiroit në Orikum – rreth 38 minuta larg me makinë nga Parku Kombëtar i Llogarasë.
Kisha ka formën e kryqit me kupolë dhe sikurse tregon Renaldo, kishat që kanë këtë formë sipas studiuesve ndërtoheshin vetëm në manastire.
Ajo është e ndërtuar me gurë të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik gjatë periudhës bizantine, diku rreth shekullit të XII.
Në vitin 1904 kur është zbuluar kisha ka qenë në gjendje pothuajse të rrënuar. Nën drejtimin e Prof.Dr. Aleksander Meksit, në vitin 1967 kisha u rindërtua përsëri në formën dhe trajtat fillestare të saj.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android