“Udhëtarët” takohen në urën e Bunës, simbol i qytetit të Shkodrës
Ura e Bunës në Shkodër ishte pikënisja e serisë së udhëtimeve të gazetarëve Loneta Progni dhe Renaldo Salianji.
Ura e Bunës është hyrja e qytetit e jo pa qëllim u zgjodh si destinacioni i parë që u vizitua nga udhëtarët. Për shkodranët ajo është shëtitore, ambient i përshtatshëm për të kaluar pasditet, për të peshkuar dhe për të ngarë biçikletat pas “gjumit të zhegut”.
Loneta dhe Renaldo do t’i vizitojnë individualisht të gjitha zonat më interesante të çdo destinacioni dhe në fund të ditës do të na e tregojnë me inserte të parapërgatitura.
Nga veriu në jug, kjo verë do të jetë edhe më interesante për të gjithë ata që duan të njohin pjesët me interesante të vendit dhe copëzat më të vyera të historisë.
Në qytetin e biçikletave dhe të luleve, në djepin e kulturës, atmosfera është aq e ngrohtë sa gazetarët e Euronews Albania u ambientuan menjëherë jo vetëm me njerëzit por dhe me qytetin që dukej sikur të mirëpriste në çdo skaj të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Zambakët e ujit, zona më e bukur e Liqenit të Shkodrës
Udhëtimi me biçikletë, karakteristikë e rrugëve shkodrane
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore