“Udhëtarët” vizitojnë Finiqin antik dhe Syrin e Kaltër
Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike në vend. Pikërisht Finiqi ishte ndalesa e radhës e “Udhëtarëve” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, ku eksploruan edhe një pikë turistike shumë të dashur për turistët “Syrin e Kaltër”.
Foinikia është emri i qyteti antik të Finiqit me një histori shumë të lashtë. Gent Kaçi, specialist i Arkeologjisë tregon se qyteti i përket shekullit të V, periudhës helenistike. Parku Arkeologjik i Finiqit i përkiste në periudhën helenistike Kaonisë – pjesë e mbretërisë së Epirit – është i pasur me objekte arkeologjike të cilat datojnë nga periudha klasike deri në atë bizantine.
Foinika ka qenë kryeqendra e fisit ilir kaonëve, ndërsa shkëlqimin e pati kur mbretëronte Pirroja i Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit me tre seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar, që dallohen për vëllimin e tyre të madh.
Bazilika Paleokristiane është një nga veçantitë e këtij qyteti me baptisterin në të cilën ka qenë një vaskë në formë kryqi për pagëzimin e njerëzve. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet 14 mijë deri në 16 mijë spektatorë, një nga teatrot më të mëdhenj të shtetit të Epirit.
Specialisti i Arkeologjisë rrëfen se qyteti ka pasur një atelie skulpture me shumë emër dhe skulpturat e punuar aty eksportoheshin në qytetet e tjera si Butrinti, që gjenden edhe sot.
Në Finiq, “Udhëtarët” vizituan Manastirin e Mesopotamit, i cili është ndërtuar gjatë shkëlqimit të perandorisë Bizantine, shekullin IX – X, kur në krye ishte perandori Kostandin i IX Monomaku.
E tërë kisha mbulohet me një sistem harqesh, kupolash e kësulash sferike, që ngrihen mbi një rrjetë kuadratike harqesh mbajtës, të mbështetur mbi pilastra, të cilat dalin nga muret anësore mbi arkadat e mësipërme dhe te mbështetja qëndrore.
Manastiri dallohet për afresket të cilët janë pikturuar që me ndërtimin e tij dhe ikonostasin. Të dyja besimet ortodokse dhe katolike i kanë kryer ritet te manastiri.
Për të pasionuarit pas natyrës, “Syri i Kaltër” është një ndër vendet më të veçanta në Shqipëri. Vizitorët mund të notojnë në ujin e kristaltë të rrethuar nga natyra fantastike.
“Syri i Kaltër” është burimi më i madh i 18 burimeve që vijnë nga thellësia e malit të Gjerë dhe emrin e ka marrë nga punonjësit e dikurshëm, të cilët ndërtonin ujëmbledhësin dhe hidrocentralin e Bistricës.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta