English

“Udhëtarët” zbulojnë anët më të veçanta të resortit Green Coast

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndalesa e fundit për “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji ishte në resortin Green Coast në Palasë të Himarës, ku panë nga afër të gjitha veçantitë e tij.

- Advertisement -

Resorti Green Coast është një kompleks me vila dhe apartamente ndërtuar buzë detit në harmoni me arkitekturën bashkëkohore ku kryesor është vlerësimi i mirëqenies së turistëve.

Vizita e “Udhëtarëve” fillon në njërën prej vilave dhe për të shkuar aty përdorin bagi, mjet transporti që njihet si simboli i resortit pasi nuk shkakton zhurmë dhe nuk ndot ajrin.

Koordinatori i Marrëdhënieve me Publikun, Brenton Kotorri, tregon se vilat e apartamentet mund të merren me qira ditore duke telefonuar resortin dhe në varësi të sa personave do të shkojnë marrin sugjerimin për vilën më të përshtatshme për akomodim.

Në Green Coast është vendosur monumenti për nder të Çezarit, “monedha e Çezarit”, sepse sipas banorëve të zonës këto brigje njihen si plazhi i Çezarit, pasi në vitin 48 para Krishtit këtej ka zbarkuar anija e Jul Çezarit, perandorit romak për të ndjekur Pompein.

Për këtë arsye është ndërtuar dhe shtegu ku ka kaluar Çezari që njihet si “Shtegu i Çezarit”, i cili mund të eksplorohet me biçikletë ose këmbë në shoqërimin e një guide turistike që e ofron resorti.

Shëtitorja, apo siç njihet ndryshe “Lungomare”, është një karakteristikë e Green Coast me një gjatësi prej rreth 1 km ajo është më e gjata në Rivierën shqiptare.

Në resort gjenden bare plazhi, teatri i hapur, i cili shërben për evente të ndryshme, supermarketi me të gjitha produktet e nevojshme për banorët dhe turistët. Por edhe një farmaci e shtuar si nevojë për çdo rast emergjent.

Në këtë sezon të ri turistik është hapur dhe restorant “Ulliri”, i cili zgjidhet nga turistët për gatimin e shijshëm mesdhetare dhe shërbimin që ofron.

Brenton Kotorri rrëfen se së shpejti do të nisë punimet dhe ndërtimi i hotelit, që është pjesë e rrjetit MGallery Hotel. Një hotel me pamje nga deti dhe në të do kenë akses gjithë vizitorët e resortit.

Për ata që duan aventurën Green Coast ofron sporte të ujit dhe ajrit si fluturimi me parashutë, zhytje, shëtitje me kanoe, motër uji dhe varka.

Me Green Coast, “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji përfundojnë aventurën e tyre 50 ditore në çdo qytet e fshat të Shqipërisë, nga Vermoshi në Ishullin Tongo dhe nga ishulli i Sazanit në malin e Korabit duke iu sjellë atraksionet turistike që mund t’i vizitoni dhe shijoni këtë verë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×