Ukraina konfirmon çlirimin e fshatit të parë në rajonin e Zaporizhës

19 Qershor 2023 | 13:00

Zv.ministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka konfirmuar se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë fshatin e parë në rajonin e Zaporizhës, pasi Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj.

Një ditë më parë, guvernatori i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Zaporizhës, Vladimir Rogov, dhe mediat pro-Kremlinit thanë se forcat ruse janë larguar nga fshati Pjatihatki.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ushtria ruse ka zmbrapsur sulmet ukrainase në këtë fshat.

Malyar tha më 19 qershor se trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë për dy javë.

Konfirmimi për marrjen e kontrollit në këtë fshat, në Zaporiza, vjen disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se shteti i tij do të rimarrë të gjitha territoret e humbura, teksa Kievi po vazhdon “hapat e çlirimit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026