Ukraina mund të futet në BE brenda muajsh, thotë Zelenski
Aplikimi i Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian mund të aprovohet brena disa muajsh.
Kështu u shpreh kryeministri ukrainas Zelenksi, gjatë një fjalimi drejtuar ukrainasve.
Zelenski tha se ka folur me kryetaren e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe se pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE.
Zelenski thotë se von der Leyen “premtoi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”.
“Ne do të bëhemi një anëtar i mirëfilltë i BE-së,” tha Zelenski.
Zelenksi tha se proceset për anëtarësimin do të përshpejtohen, për shkak të situatës ku ndodhet aktualisht Ukraina.
“Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë”, u shpreh kryeministri ukrainas.
Që prej datës 24 shkurt Ukraina po përballet me sulmet ruse, e prej luftimeve janë shkatërruar thuajse plotësisht disa qytete dhe mijëra njerëz kanë humbur jetën, ndër to shumë civilë.
Katër ditë pas sulmit rus, Zelenski nënshkroi aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Ukraina nuk është i vetmi vend që prej sulmit rus ka kërkuar anëtarësimin në BE. Moldavia, vend fqinj me Ukrainën, ka kërkuar anëtarësimin në BE, për të përcaktuar kursin e saj perëndimor.
Rusia e kundërshton zgjerimin e BE-së në Lindje, dhe veçanërisht zgjerimin e NATO-s në Lindje, zgjerim të cilin e sheh si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng