Ukraina refuzon korridoret humanitare të Rusisë
Veprimet dhe propozimet e Rusisë për korridoret humanitare janë imorale.
Kështu deklaroi një zëdhënës i presidentit Ukrainas, pasi Kremlini propozoi evakuimin e civilëve përmes zonave të kontrolluara ose të sulmuara nga ushtria ruse.
Kievi i hodhi poshtë propozimet, pasi thuajse të gjitha akset çojnë drejt territorit armik.
“Sot, nga ora 10 me kohën e Moskës, është shpallur një armëpushim dhe janë hapur 6 korridore humanitare: njëri nga Kievi në Gomel; dy nga Mariupoli në Zaporizhia dhe Rostov-on-Don; një nga Kharkivi në Belgorod; dhe dy nga Sami drejt Belgorodit dhe Poltavës,” – deklaroi Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
“Ky është një opsion i papranueshëm. Njerëzit tanë nga qytetet Ivankiv, Dimer, VIoshorod dhe Kievi nuk do të shkojnë në Bjellorusi dhe më pas në Rusi,” – shtoi Iryna Vereshchuk, zëvendës kryeministre e Ukrainës
Ukraina thotë se Rusia dëshiron t’i përdorë vuajtjet e popullsisë për qëllime propagandistike dhe akuzon Moskën se ka bjokotuar sistematikisht të gjitha marrëveshjet për evakuimin e civilëve nga qytete si Mariupoli.
Nga ana e saj, Rusia thotë se propozimet kanë ardhur pasi iu kërkuan nga presidenti francez Emmanuel Macron, gjë që është hedhur poshtë nga pallati Elize.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)