Ukrainë, debate në Këshillin e Sigurimit

29 Qershor 2022 | 07:57

Gjatë një seance urgjente të Këshillit të Sigurisë së OKB-së Presidenti Zelensky bëri thirrje që të mbahej një minutë heshtje në kujtim të ukrainasve të vrarë gjatë luftës me Rusinë.

Takimi u kërkua nga Kievi për të debatuar mbi sulmin raketor të Rusisë në një qendër tregtare në qytetin e Kremenchuk.

Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizëm dhe dëshiron që ajo të largohet nga Këshilli i OKB-së

“Nëse një shtet vret njerëz paqësor, kjo duhet të përcaktohet kategorikisht terrorizëm.  Ky organizim  mund të shndërrohet në armik për të gjithë njerëzimin. Prandaj, ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë pa u kontrolluar në nivelin e shtetit që është kthyer në terrorist,” – u shpreh Volodimir Zelenski.

Rusia mohon vazhdimisht se nuk godet qëllimisht civilët.

“Në realitet, nuk ka pasur asnjë sulm në qendrën tregatre.  Forcat ruse përdorën armë me precision të lartë për të goditur magazinat me armë të Perëndimit  dhe municionet që janë dërguar nga SHBA dhe shtetet evropiane në në zonën e fabrikës së makinerive në Kremenchuk,” – deklaroi Dmitry Polyanskiy, zv. përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB

Por pak minuta më vonë presidenti Zelenski publikoi pamje të cilat sipas tij dëshmojnë momentin kur qendra tregtare u godit. Gjatë sulmit të paktën 18 persona humbën jetën dhe 59 u plagosën.

Që nga nisja e luftës të cilën Kremlini e cilëson operacion special ushtarak Moska ka theksuar se çdo gjë përfundon deri ditën kur Ukraina të çmilitarizohet.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026