Ulen me 100 mijë tonë zhdoganimet në porte, dyfishohen udhëtarët

30 Korrik 2022 | 13:10

Në Shqipëri po hyjnë më pak mallra. Në muajin qershor, sasia që u përpunuan në porte ishte 25% më e ulët se qershorin e vitit të kaluar. E ngjashme është situata edhe në periudhën 6-mujor, ku fluksi i ngarkesave ka rënë me 11%.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se tregtia po funksionon më mirë tek të ardhurat që arkëtohen nga këto mallra, ndërsa sasia e përgjithshme po reduktohet që nga muaji mars, kur nisi të përshkallëzohej lufta Rusi-Ukrainë.

Sipas infrastrukturës, vendi ynë transporton më shumë se gjysmën e mallrave në rrugë detare.

Por, e kundërta ka ndodhur me qarkullimin e njerëzve. Në krahasim me vitin e kaluar, fluksi është dyfishuar në rrugët ajrore. Në muajin qershor, më 500 mijë individë erdhën në Shqipëri me një biletë avioni.  Edhe me traget, rritja regjistrohet me 150%, pasi brenda 30 ditëve erdhën 103 mijë pasagjerë.

Qershori është praktikisht muaji kur nis plazhi në vendin tonë, arsye kjo që lidhet me këtë fluks kaq të madh udhëtimesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026