Ulet numri i të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

13 Korrik 2020 | 14:48

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriore, situata nga COVID-19 është paraqitur më e përmirësuar. Numri i të infektuarve ka shënuar ulje, ku nga 973 teste të kryera vetëm 88 kanë rezultuar pozitive, ndërsa 123 persona janë shëruar.

Ndërkohë, 3 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 385

Që nga nisja e pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 8197, ndërsa rastet aktive janë 3486.

Numër më të lartë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, përkatësisht 70.

Në raportin e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326. Ministri Filipçe nga Sveti Nikolla tha se ka një rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit në këtë komunë dhe kjo sipas tij lidhet me të infektuarit në Shtip.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026