“Unë edukoj djalin tim që vajza jote të jetë e sigurt”/Shkodra marshon për Liridonën

5 Dhjetor 2023 | 14:30

Në orën 14:00 të së martës dhjetëra vajza dhe gra në Shkodër u mblodhën për t’u sensibilizuar me dhimbjen e madhe që la pas vrasja e Liridona Ademajt.

Gazetari i Euroneës Albania, Teodor Gjerga raportoi se ato kishin zgjedhur heshtjen si formë marshimi, ndërsa ndezën qirinj në kujtim të 30-vjeçares.

“Jemi mbledhur për Liridonën, jemi mbledhur për gratë, për familjen, jemi mbledhur për vajzat, për të ngritur zërin, për t’u solidarizuar me dhimbjen e madhe që jo vetëm familja e Liridonës, por e gjithë shoqëria shqiptare pothuajse është e përfshirë. Ngjarje shumë e rëndë, e paprecedentë. Të vrasësh nënën e dy fëmijëve, unë nuk e di. Sot do kisha pritur gratë e gjithë Shqipërisë, jo vetëm gratë e gjithë Shkodrës. Qeveria, shteti, ligji janë ato që ndryshojnë,” – u shpreh një qytetare.

“Jemi mbledhur për të drejtën e jetës, e drejtë që ta fal Zoti dhe vetëm Ai ka të drejtë ta marrë. Jemi mbledhur për të sensibilizuar gratë për rrezikun që ju kanoset nëse nuk ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Jemi mbledhur t’i kërkojmë të gjitha nënave, motrave, vajzave që t’i edukojnë djemtë. Unë po edukoj djalin tim në mënyrë që vajza jote të ndihet e sigurt nesër kur të rrijë me të. Kjo është detyrë e secilës grua dhe secila ta kryejë detyrën e saj në mënyrë që nesër të mos ketë më Liridona,” – tha një tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026