Ura e Drashovicës drejt shembjes, banorët e fshatit paralajmërojnë izolimin

18 Prill 2026 | 19:12

Ura historike e Drashovicës është në rrezik serioz shembjeje, duke vënë në pikëpyetje lidhjen e fshatit me zonat përreth dhe duke rrezikuar izolimin e tij. E konsideruar si “Porta hyrëse e Labërisë”, ura ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si në këmbët mbajtëse, ashtu edhe në bazament, si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe gërryerjes së shtratit të lumit Shushicë.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj dhe tregojnë se problemi është përkeqësuar ndër vite. Sipas tyre, mjetet që kalojnë mbi urë shpesh tejkalojnë kapacitetin e lejuar, duke e dëmtuar më tej strukturën e vjetër.

“Ura është e prishur nga këmbët, nga zhavorri që është marrë. Rrezikon, si nuk rrezikon. Marrja e inerteve sa herë është bërë problem, po rrezikon shembje. Kanë thënë, por s’kanë bërë gjë. Po u shemb, si Drashovica, i presim kokën të kalojmë nga mali. Kalojnë mjete të rënda, ajo e ka 2.5 ton, aty kalojmë me 7 e 8 ton. S’kemi shpresa fare.”, tha një banor.

“Është shumë e rëndësishme, se po u prish ne ngelim pa urë e pa rrugë, se kjo na lidh me të gjithë. Ka rrezik të shembet, se kalojnë makinat e tonazhit të rëndë. Kjo mbante 24 ton, tani mezi mban 12. Mbushen me gurë e kalojnë, e dëmtojnë, se kjo është e vjetër, mban më. Ne kemi shumë frikë, edhe me makinë të vogël. Bashkia Selenicë s’ka marrë asnjë masë”, shprehet një tjetër qytetar.

“Është shumë e rëndësishme, se kalojnë mjetet e çdo lloji. Me merak është nga mjetet e rënda. Po u shemb, do kalojmë me qerre. Kam 40 vjet këtu, njësoj është”, shprehen kështu banorët e zonës.

Banorët thonë se kanë ngritur vazhdimisht shqetësime pranë Bashkisë Selenicë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e urës. Ura e Drashovicës ka edhe një vlerë të rëndësishme historike, pasi lidhet me ngjarje të Luftës së Parë Botërore, Luftës së Vlorës dhe Luftës së Dytë Botërore, duke u konsideruar simbol i qëndresës shqiptare ndaj pushtuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026