Vajza nga Zelanda e Re: Erdha para 7 vitesh në Sarandë, pse vendosa të qëndroj këtu
Blogerja e udhëtimeve nga Zelanda e Re, Anita Hendrieka, ka rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ardhjen e saj për herë të parë në Shqipëri dhe qëndrimin në vendin tonë.
Ajo tha se ka ardhur 7 vite më parë në vendin tonë dhe fillimisht erdhi për ta vizituar Shqipërinë, por duke qenë se i pëlqeu, vendosi të qëndrojë në Sarandë.
Hendrieka tha se i pëlqen zakoni i shqiptarëve që qëndrojnë me orë të gjata në kafene duke bërë muhabet, gjë që sipas saj në Zelandën e Re nuk ndodh.
“Kam 7 vite që jetoj në Shqipëri, në Sarandë. Kam ardhur në 2017 në Shqipëri. Erdha për pushime, për të parë vendin dhe qëndrova këtu. Aktualisht jam në Sarandë. Shqipëria ka diçka të veçantë, madje kam bërë shaka me miqtë e mi, i kam thënë që kur vjen këtu ka diçka që të mban këtu, të tërheq.
Më pëlqen stili i jetesës së shqiptarëve, më pëlqen që qëndrojnë në kafe rreth 2 orë, thjeshtë për të bërë muhabet. Në Zelandë të Re njerëzit shkojnë në kafene, marrin kafen dhe largohen, nuk qëndrojnë për orë të tëra në kafene. Ju thjeshtë jeni duke shijuar jetën”, tha Hendrieka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë