“Vaksina e fruthit nuk jep autizëm”, mjekja thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët!
Alarmi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet me fruth në Europë u 30 fishuan në 2023 dhe identifikimi i më shumë se 17 rasteve vetëm përgjatë janarit në Shqipëri ka ngritur në alert strukturat shëndetësore.
Raida Petrela, profesoreshë e Fakultetit të mjekësisë dhe mjeke infeksioniste tha në një intervistë për Euronews Albania se situata kërkon kujdes të shtuar por jo panik.
Ajo iu bëri thirrje prindërve që të mos hezitojnë të vaksinojnë fëmijët me vaksinën e fruthit, ndërsa siguroi se nuk ka asnjë lidhje mes kësaj vaksine dhe autizimit te fëmijët.
“Unë jam ajo pashë tre fëmijët e parë më fruth në pavijon, tre fëmijë të një familjeje, u shtruan me temperaturë dhe unë dyshova menjëherë për fruth. Këtu nisi të kishim vëmendjen ndaj popullatës së pavaksinuar dhe nisi hetimi epidemiologjik, me kë kanë pasur kontakte, rastet në Durrës janë të afër mes të tyre, deri tani janë 17 raste. Thirrja më e madhe tani është për vaksinimin, në Shqipëri ka 3 kotingjente; 1 që nuk bëjë vaksinën për bindjet e tyre, një që bën vetëm një dozë dhe një tjetër që nuk e bëjnë për shkak të frikës ndaj autizmit. Ai është një mit që ka rënë, se bota i ka studiuar. Nuk ka asnjë studim që vërteton se vaksina e fruthit jep autizëm, vaksina është e detyrueshme, bëhet pas vitit të parë të jetës pasi deri në këtë moshë fëmija ka antitrupa nga nëna”, tha mjekja.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë