Valias, humb jetën 51-vjeçari pasi bie në kontakt me energjinë elektrike

31 Gusht 2025 | 18:29

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës për riparimin e një defekti.

Sipas informacioneve paraprake të bëra publike nga policia, rreth orës 16:45, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, ka humbur jetën në rrethana që dyshohet se lidhen me një incident elektrik.

“Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026