Valteri: Alibeaj nuk ekziston në PD, kryetar është Berisha
Ish-deputeti Halit Valteri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se aktualisht nuk ka një opozitë të fortë përballë qeverisë.
Valteri nënvizoi se Enkelejd Alibeaj nuk është kryetari i PD-së. Sipas tij mbështetjen e PD-së e ka Berisha, ndërsa Basha është kryetar i partisë nëse i referohemi dokumenteve.
“Kemi një opozitë nuk mendon përballjen me qeverinë. Çfarë ofrojnë këta më shumë? Kemi një opozitë pa program. Alibeaj nuk ekziston si personazh, kush e ka bërë kryetar Alibeajn. E ka vënë Gaz Bardhi kryetar. Sot kryetar është Sali Berisha që ka marrë bazën dhe është Lulzim Basha që figuron me dokumente”, u shpreh ai, teksa shtoi se Berisha nuk është e ardhmja.
Më tej ish-deputeti nënvizoi se është shumë vonë për një reformë territoriale.
“Unë mendoj që është vonë për një reformë territoriale, nuk ka kohë për një reformë territoriale dhe nuk ka vullnet nga palët”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)