Vangjeli: Rama ka më shumë kokëdhimbje nga SPAK sesa opozita

27 Shkurt 2025 | 22:52

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se pas goditjeve të fundit nga SPAK, kryeministri Edi Rama është ai që ka më shumë arsye për shqetësim sesa opozita.

Sipas tij, tensioni brenda mazhorancës është rritur, pasi askush nuk e di se si do të vijojnë hetimet dhe nëse përpara zgjedhjeve të 11 majit do të ketë një tjetër goditje pas asaj ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Nëse e analizojmë situatën, kush ka pasur më shumë kokëdhimbje nga drejtësia këto tre muaj? Normalisht, mazhoranca. Ky është një instrument që, edhe nëse fillimisht u pilotua për t’i dhënë Ramës një armë në dorë, sot i ka dalë jashtë kontrollit,” tha ai.

Sipas Vangjelit, frika më e madhe e kryeministrit është nëse SPAK do të ndërmarrë një tjetër hap para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai theksoi se sistemi i drejtësisë, edhe nëse fillimisht ishte konceptuar si një instrument në duart e mazhorancës, tashmë është bërë i pavarur dhe nuk po kursen asnjë palë.

“Nëse Veliaj do të arrestohej më 12 maj, me shumë gjasë nuk do ta kishim këtë retorikë nga Rama. Ne si gazetarë kemi informacion, dhe kryeministri mund të gjykojë se në shënjestër mund të jetë një drejtues i lartë me një akuzë të bërë brenda llojit,” tha ai, duke nënvizuar se aktualisht situata është e paqëndrueshme edhe për mazhorancën.

“Prandaj, Edi Rama ka shumë kokëdhimbje,” përfundoi Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026