Varhelyi: Kërkoj edhe pak durim, integrimi ka të bëjë me sigurinë

28 Prill 2022 | 15:27

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi kërkoi edhe pak durim nga Shqipëria për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, teksa shprehu besimin se procesi do të mbyllet brenda presidencës franceze.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, komisioneri i BE Varhelyi vlerësoi durimin e Shqipërisë në këtë proces ndërsa theksoi se integrimit ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Duhet që të përdorim gjithçka kemi në dorë, të stabilizojmë Ballkanin Perëndimor. I gjithë procesi i integrimit ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj nuk mund t’i jap aspak kohë atyre që janë të përfshirë që të mos bëjnë atë që duhet bërë. Këtë vendim duhet ta marrim në tryezë. E vlerësojmë shumë durimin e Shqipërisë. Kërkoj pak më shumë durim nga ana juaj. Synimi është që kjo të arrihet gjatë presidencës franceze”, tha Varhely.

Fakti që ende nuk ka një vendim për Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, nuk do të thotë që është një tallje me Shqipërinë, tha Varhelyi.

Oliver Varhelyi mbërriti paraditen e së enjtes për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Varhelyi e nisi vizitën e tij në institucionet e vetingut ku rifkonfirmoi mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian për reformën në drejtësi.

Gjatë pasdites ai pritet të takohet edhe me kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku.

Vizita e Varhelyi në Shqipëri është në vijim të turit që komisioneri po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026