Vazhdojnë luftimet në qytetet Mariupol dhe Chernihiv
Një operacion mbrojtës po vazhdon në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, tha të dielën shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të fundit operacional.
“Përpjekjet kryesore janë të përqendruara në mbrojtjen e qytetit të Mariupolit dhe shkaktimin e dëmeve nga zjarri në forcat dërrmuese të armikut”, tha ushtria ukrainase.
Forcat e Armatosura të Ukrainës gjithashtu “ndaluan kolonat e armikut që përpiqeshin të përparonin drejt rajonit të Dnipropetrovsk nga Balakliya”, thuhet në deklaratë.
Një operacion për të mbrojtur qytetin verior të Chernihiv është duke u zhvilluar në rajonin Siverskyi, tha ushtria ukrainase.
Dhe në zonën jugore të Mykolayiv, “u planifikua dhe u realizua kapja e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve të blinduara dhe automobilave të armikut”.
Situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolit, është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.
Aktualisht, nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.
Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka qenë “relativisht e qetë”.
Gjatë së shtunës, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një armëpushim që synonte largimin e civilëve të iknin nga Mariupoli, por ky armëpushim zgjati më pak se 30 minuta para se të rifillonin granatimet nga forcat ruse.
Sipas raportimeve të mediave në Ukrainë, korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta