Vdekja e 25-vjeçares nga Shëngjini, policia shpall në kërkim të dashurin

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Mars 2026 | 11:09

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim të dashurin e 25-vjeçares Xhuana Nikolli nga Shëngjini e cila ndërroi jetë në spital një ditë më parë pas konsumimit të fostoksinës. Familjarët e saj kallëzuan në Komisariatin nr. 2 në Tiranë se i dashuri, me inicialet E.F., ushtronte dhunë ndaj saj.

25-vjeçari E.F. akuzohet për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026