Foshnja vdiq nga i ftohti dhe problemet në mushkëri, nëna e lindi në bodrum dhe iku
Gazetarja e Euronews Albania, Brunilda Cami raportoi nga materniteti “Koço Gliozheni”, aty ku foshnja i cili u braktis nga gruaja që e solli në jetë një ditë më parë, humbi jetën.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, në orën 10:45 të së enjtes ai humbi jetën.
Burime zyrtare nga materniteti “Koço Gliozheni” bëjnë me dije se foshnja kishte hemoragji në mushkëri dhe hipotermi që është një rënie e menjëhershme e temperaturës trupore.
30-vjeçarja e cila e la djalin e porsalindur në një bodrum në një pallat në Yzberisht është arrestuar nga policia. Dje ajo mori mjekimin e duhur, pasi kishte lindur e vetme në një divan brenda bodrumit për t’u larguar më pas drejt shtëpisë së saj.
Gruaja tha se e braktisi foshnjën pasi nuk e rriste dot dhe nuk iu tregonte dot familjarëve që kishte sjellë në jetë një fëmijë duke qenë e pamartuar.
Mbi të rëndon akuza e braktisjes së të miturit dhe pavarësisht tragjedisë, 30-vjeçarja mund të ketë lehtësira për shkak të kohës kur e ka bërë veprimin. Gazetarja Cami sqaron se legjislacioni shqiptar ka klauzola që parashikojnë lehtësime për krimet e grave pas lindjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë