Veliaj për aksidentet: Përplasje me autobusë ndodhin edhe në Paris, kemi 400 copë

7 Prill 2023 | 07:23

Kryebashkiaku Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “Now” në  Euronews Albania tha se aksidentet që kanë  ndodhur me autobusët janë vijnë edhe si pasojë e shtimit të tyre. Sipas tij tashmë në kryeqytet qarkullojnë  400 autobusë gjë që e shton mundësinë e aksidenteve.

Veliaj i cili tashmë  po kanidon për mandatin e tij të tretë si kryebashkiak i Tiranës tha gjithashtu se aksidente të tilla ndodhin edhe në Londër apo në Paris.

“Që përplasen autobusë  në Londër dhe në Paris dhe që aksidetohen është më se normale, se kur kisha 100 autobusë kush do përplasej? Tani që ke 400 ajo duhet llogaritur është se 400 autobusë bëjnë 250mijë euro copa. 400 autobusë bëjnë 100 milionë euro, vetëm për t’i blerë  autobusët. këto janë vetëm kostot operative. Prandaj them që bashkia do njerëz  serioz, se harrohet që duhet paguar dhe karburanti dhe siguracionet dhe paga minimale, bankat kur ka overdrafte. Nuk është puna vetëm për të bërë xhiro një vit me  autobus për të kapur ca vota”,-tha Erjon Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026