Veliaj përuron kinemanë e Maks Velos në Laprakë

27 Maj 2020 | 12:01

Kryetari i Bashkisë Tiranë inspektoi të mërkurën përfundimin e punimeve të Kinemasë së Laprakës, e cila do të mbajë emrin e Maks Velos, arkitektit që e projektoi atë dhjetëra vite më parë.

Gjatë inspektimit, në të cilin morën pjesë edhe motra e Maksit, Diana Velo, dhe regjisori Kujtim Çashku, Veliaj vlerësoi faktin se tashmë zona e Laprakës ka një mjedis kulturor.

Kinemaja ka 139 vende dhe siç u shpreh Veliaj, me ndihmën e regjisorit Çashku do të vihet në funksion të komunitetit.

E motra e Maks Velos, nuk i përmbajti emocionet teksa falënderoi investitorët për mundësinë që emri i vëllait të saj të kujtohet gjithmonë.

Projekti i kinemasë së Laprakës ishte parashikuar të zgjaste 6 muaj, por në të vërtetë kërkoi më shumë se 2 vite e gjysmë.

Nisur nga një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe Fondit Italian për Zhvillim, rikonstruksioni i kinemasë kushtoi rreth 850 mijë euro.

Maks Velo u nda nga jeta më 7 maj 2020, në moshën 84-vjeçare, pa mundur ta shihte së gjalli rikonstruksionin e asaj godine që projektoi në vitet 70-të.

Në nder të tij Ministria e Kulturës ia shpalli shtëpinë monument kulture, ndërsa Bashkia Tiranë ka marrë përsipër rikonstruksionin e saj, sipas modelit të aplikuar me shtëpinë e Ismail Kadaresë.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti i njohur Maks Velo

Shtëpia e Maks Velos shpallet monument kulture

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026