Vende të lira në administratë, kërkohen 9700 njerëz për censin dhe praktikat e punës
Administrata publike ka hapur 9700 vende pune të përkohshme. Shumica e tyre këkrkohen nga INSTAT për zhvillimin e censit. Ndërkohë, 1700 vende janë të hapura për të rinjtë e sapodiplomuar në qeverisjen qendrore dhe vendore.
Për zhvillimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave këtë vit, do të duhet të angazhohen 8 mijë njerëz. Për këtë arsye, Instituti i Statistikave ka hapur thirrjen, duke shpallur vendet vakante në të gjithë Shqipërinë për Kontrollorë, Mbikëqyrës dhe anketues për një periudhë 4-mujore.
Censi zhvillohet njëherë në 10 vjet dhe kërkon angazhimin e një numri të madh njerëzish që trajnohen dhe anketojnë popullsinë duke shkuar dere më derë në çdo banesë. Të interesuarit mund të aplikojnë deri në fund të qershorit për këtë proces.
Një thirrje tjetër për praktikë dhe punësimin e të rinjve, është hapur edhe nga administrata publike.
Përmes programit të shtatë të praktikave të punës, këtë vit janë 1714 vende vakante për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që duan të bëjnë praktikë pune 3-mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie.
Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat duhet ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare. Procesi i aplikimit është i hapur për të gjitha ditët e muajit qershor.
Programi Kombëtar i Praktikës së Punës, do të zgjasë 3 muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 dhjetor 2023.
LEXO GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng