“Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, Salianji: Duhet një qeveri teknike
Në një takim të drejtpërdrejtë në Euronews Albania deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Stalianji theksoi se Shqipëria po përballet çdo ditë me skandale të cilat tregojnë se sistemi qeveritar nuk po funksionon.
Sipas tij për të zgjidhur problematikat duhet të krijohet një qeveri teknike.
“Mendoj që për shkak të situatës që ndodhet qeveria me të paktën 5 skandale në ditë , duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme për ti dhënë fund situatës në Shqipëri. Madje mendoj për ti dhënë njëherë e mirë fund të gjithë problematikës 32 vjeçare në Shqipëri që ka të bëjë me zgjedhjet është një qeveri teknike që të krijojë mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” tha Salianji.
Salianji gjithashtu dha disa detaje mbi çështjen e sistemit TIMS. Ai tha se fajtorë është një grup i strukturuar.
Nëse do të ishte me dyer të hapura çështja e sistemit TIMS do të shihnit një spektakël të zi. Njerëz të papërgjegjshëm, një grup i strukturuar. Po them sikur e kanë marre detyrën me datë 1 ndërkohë që emërimet i kanë bërë me datë 28. Nuk ta rrok imagjinata njerëzore që mund të ndodhë në strukturën më të lartë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë