Vendimi i Apelit për vulën, Sula: Kandidatët demokratë të regjistrohen me logon e PD

Dashnor Sula
4 Mars 2023 | 11:03

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi që vula t’i mbetet Enkelejd Alibeajt.

Në një postim që ka bërë në rrjetet social, Sula tha se tashmë e vetmja zgjidhje është bashkimi i demokratëve.

Ai nënvizoi se kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD.

“Të bashkuar ne fitojmë shumicën e bashkive të vendit. Pasi të mundim mazhorancën, brenda 2-3 muajve futemi në zgjedhje dhe strukturim të brendshëm. Zgjedhim funksionarët nga më të thjeshtin, kryetar seksionesh,kryetar grupseksionesh,kryetar degesh deri te kryetarin e PDSH-së duke bërë një proces gjithëfshirës dhe duke i krijuar liri gjithësecilit që të ketë mundësi të kandidojë.  Bashkimi i të gjitha rrymave brenda nesh, në një lum të madh energjie kundra qeverisë aktuale është emergjencë kombëtare.

Sigurisht më pas zgjedhjet e brendshme nga “këmba te koka” janë domosdoshmëri jetike. Ta caktojnë të gjithë demomratët pa asnjë përjashtim se cilët do jenë përfaqësuesit në të gjitha strukturat e PD.”- shkruan ndër të tjera Sula.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026