Vendimi i Gjykatës së Tiranës për statutin, reagon PD

13 Nëntor 2023 | 18:09

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Mirela Karabina, ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Tiranës për pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së kryedemokratit Lulzim Basha, për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit.

Karabina u shpreh se vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra: “Së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe; së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara”.

“Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapregatitur me qëllim deformimin e të vërtetës. Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar. Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime. Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së. Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statute, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues. Aleanca e kullave po bën gjithçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot. Ky gjyq, në fakt, i nxori sërish zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAK-ut”, tha zëdhënësja e PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026