Vendimi i qeverisë për studentët e mjekësisë/ Çfarë do të ndodhë me protestat?

7 Korrik 2023 | 07:30

Studentët e mjekësisë patën dje protestën e tyre e të radhës. Ata janë të pakënaqur me vendimin e kryeministrit Rama që studentët të shërbejnë 5 vite në Shqipëri pasi të mbarojnë studimet.

Ata janë kundër vendimit të qeverisë, i cili i detyron të punojnë 5 vite në spitalet e vendit pas përfundimit të studimeve për të marrë diplomën. Ata kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga ky vendim, në të kundërt do të bojkotojnë vitin akademik.

Studentët e nisën marshimin nga Rektorati i Universitetit të Mjekësisë për tu pozicionuar më pas para Kuvendit.

Ata kanë paralajmëruar bojkot të viti akademik nëse qeveria nuk do të tërhiqet nga projektligji. Ata kanë nisur firmosjen e një peticioni’ ndërsa do ti drejtohen gjykatës kushtetuese për të kërkuar anulimin e projektligji.

Projekligji i detyron studentet të firmosin një kontratë në fillim të vitit akademik sipas te cilës ata qe nisin vitin e parë do të punojnë 5 vite në përfundim të shkollës ndërsa për ata që janë ne shkolle aktualisht do te punojnë 2 apo 3 vite në të kundërt do paguajmë për çdo vit të mbetur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026