Vendimi për finalet, vlonjatët të pakënaqur, Ferko: I çuditshëm, por ne fitojmë

26 Maj 2023 | 20:54

Flamurtari vijon rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë, ndërsa ka një ndeshje decizive përpara e cila luhet të dielën në orën 17:00.

FSHF ka ndryshuar stadiumin ku do të luhet Flamurtari-Korabi, nga Elbasani duke e zhvendosur në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet.

“Natyrisht një tjetër çudi e zotërinjve të FSHF, diçka e pakuptueshme. Dihet shumë mirë që Korabi stërvitet në atë fushë. Dikush vazhdon të mendojë në mënyrë të çuditshme, por historia ka treguar se Flamurtari ka ditur të reagojë, ne do të fitojmë”, tha drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko.

Më tej drejtori i kuqezinjve Alfred Ferko shton se ka besimin e plotë tek skuadra për përmbushjen e objektivit.

“Jemi përgatitur dhe presim ndeshjen me qetësi. Objektivi është kalimi më tej, me gjithë respektin për Korabin. Ne do të kalojmë më tej”, u shpreh ai.

Korabi mposhti Tomorin pak ditë më parë, ndërsa Flamurtari fitoi ndaj Apolonisë. Fituesi i ndeshjes së të dielës do të përballet me vendin e tetë të Superligës, për një biletë në elitë ne futbollit shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026