Verdho: Qytetarët që thonë është rritur fatura e energjisë, nuk i lexojnë fare
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho deklaroi se 13.6% e qytetarëve, të cilët thanë në sondazhin e “Barometrit” në Euronews Albania se u është rritur fatura e energjisë, nuk u lexojnë fare ato.
Verdho u shpreh se vendi ynë e bëri më vonë se Evropa, paralajmërimin për një krizë të mundshme energjetike.
“Nuk lexojnë faturat. Në Evropë, kriza është reklamuar që në pranverën e këtij viti. Ne nisëm në verë, punën për një fushatë ndërgjegjësimi. Ishim shumë vonë krahasimisht me vendet e Evropës, ku dhe fushata u bazua në ato parametra dhe në ato slite në të cilën Evropa i ka shprehur në pranverën e viti.
Evropa ka rritur çmimin e fundorit. Thamë që lajmërimin, Evropa e bëri më vonë se ne. Jo, ne e bëmë më vonë se Evropa.”, theksoi ai.
Pavarësisht diskutimit për të vënë në fuqi fashën 800 KW orë mbi konsumatorët familjarë, shqiptarët ende nuk kanë informacion të saktë se si do të përkthehet në vlerë financiare kjo fashë konsumi.
Vetëm 18.3 % e tyre janë përgjigjur saktë pyetjes së Barometrit “a e dini ju sa lekë duhet të paguajë një familje nëse harxhon 800 KW?”.
Në një tjetër grafik, qytetarët, në një pjesë të madhe të tyre e kanë të qartë se çmimi i energjisë elektrike ende nuk është rritur. Janë 81.8% që janë përgjigjur “jo” pyetjes “referuar faturave tuaja, a është rritur çmimi i energjisë që paguani?”
13.6 % e tyre i janë përgjigjur “po” kësaj pyetje, dhe 4.6 % i janë përgjigjur me “nuk e di”.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste