Veriun e Kosovës nën kontroll dhe sinjalet nga ndërkombëtarët? Flet Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ishte këtë të martë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me situatën në Kosovë pas sulmit në Veri, ku u vra një polic dhe u plagosën tre sulmues.
Ai theksoi se e kanë nën kontroll çdo pjesë të territorit të Kosovës, ndërsa shtoi se dhe ditën e djeshme ka qenë në Veri të Kosovës, ku ka parë dhe nga afër situatën.
“Mbi 20 vite qytetarët janë lodhur nga sjellja kriminale gangsterë e tyre. Në vazhdimësi dhe Lista Sërpska janë desgredituar në rrethin e tyre. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me qytetarët e zakonshëm në zonë, madje i kemi furnizuar me ushqime e me barna, të cilët ata kanë pasur nevojë. Ne duhet t’u shërbejmë atyre;.
Isha dje në vendngjarje. Nuk ka territor që institucione e Kosovës, nuk futet lirshëm brenda territorit të Republikës”-tha ai.
Mes tjerash ai nënvizoi se janë në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX ndërsa shtoi se në momentin që nuk do të kenë kapacitet do të kërkojnë ndihmë nga këto të fundit
“Bashkëpunimi me KFOR. Ne jemi në koordinim me KFOR dhe EULEX por mesazhet janë korrekte. Komunikimi është i vazhdueshëm. Policia e Kosovës është reaguesi i parë. Në momentin që nuk kemi kapacitet për të menaxhuar situatën, atëherë do kërkojmë asistencë nga EULEX dhe pastaj nga KFOR.
Kemi përcjellë herë pas here situatën, nuk kemi pasur ndonjë specializim të veçantë për këtë rast, por kemi pasur informata të vazhdueshme që grupe të ndryshme të këtyre terroristëve janë duke bërë ushtrime ushtarake në Serbi. Ne humbëm një pjesëtar dhe e fituam një hero. Qëkur ka përfunduar sulmi i parë çdo gjë tjetër është trajtuar me profesionalizëm”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë