Vermoshi në errësirë, rrugët e bllokuara nga bora mbajnë peng shkollat dhe turizmin

23 Dhjetor 2021 | 16:22

Vermoshi është një nga zonat turistike të vendit që do ta kishte zili çdo shtet i Evropës, por për ne është e pamundur ta vizitojmë gjatë stinës së dimrit. Prej 19 ditësh kjo zonë vuan prej mungesës së energjisë elektrike, ndërsa turistët e kanë të pamundur të vijnë në drejtim të kësaj zone turistike për shkak të bllokimit të herëpashershëm të rrugëve si pasojë e mospastrimit nga autoritetet vendore.

Rruga në drejtim të Vermoshit, pasi kalon “Gropat e Selcës” bëhet e pakalueshme për mjetet e vogla për shkak të akullit. Lehtësisht vërehet se askush nuk ka hedhur kripë apo skorje, ndonëse është një rrugë ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Jozef Bushaj është nxënës në shkollën e Vermoshit. Shtëpia e tij është rreth 1 orë larg nga shkolla dhe shpesh herë si pasojë e bllokimit të rrugëve, tregon se e ka të pamundur të marrë pjesë në mësim. Termometri shënon -11 gradë.

Pjetër Lucaj është mësues në shkollën e Vermoshit. Në dimër Pjetri thotë se është vështirë për të gjithë, ndonëse fëmijëve nuk u mungon dëshira për t’u arsimuar.

Banorët thonë se Vermoshi është lënë shumë pas dore, çka po sjell edhe shpopullimin e kësaj zone. Malësorë mbajnë shpresat te turizmi, si e vetmja e ardhur, por në mungesë të rrugës dhe energjisë elektrike, askush nuk vjen në Kelmend.

Rrejti elektrik në këtë zonë lë shumë për të dëshiruar. Mjafton një erë e lehtë të fryjë dhe menjëherë ndërpritet energjia, thonë banorët.

Pamja e Kelmendit në stinën e dimrit është magjike, ndërsa peizazhet e “pikturuar” nga natyra janë mbresëlënëse. Por bora në këto zona vazhdon të jetë bukuria vrastare e poemave Migjeniane dhe askush nuk përpiqet për ta ndryshuar këtë realitet.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026