Verstappen fitoi titullin, Russell dominoi Las Vegasin
Max Verstappen u shpall Kampion i Botës për të 4-ën herë pas vendit të 5-të në “Las Vegas Grand Prix 2024” që u transmetua në Euronews Albania. Ndërsa i nisur nga pole position, George Russell la pas Lewis Hamilton për dy vendet e para Mercedes.
Holandezi filloi 50 xhirot në rrugët e Las Vegas me një objektiv, të linte pas rivalin Lando Norris dhe këtë e arriti që në kthesën e parë. Në podium pas ndërrimit të dytë të gomave Verstappen hoqi dorë nga dueli me Ferrari-n dhe Carlos Sainz me Charles Leclerc “gjetën” rrugën e parakalimit përpara flamurit të shahut.
Në krye, Russell administroi një garë perfekte në temperatura më të ulëta se zakonisht. Ndërsa Hamilton u kthye në pozicion sfidues pas vendit të 10 në përfundim të Provave Zyrtare. Në fund Russell riktheu Mercedes te fitoret pas “Belgian Grand Prix” në Korrik. Rivali për titull Norris, bëri një përpjekje të suksesshme për xhiron më të shpejtë dhe u rendit në vendin e 6 duke humbur betejën për titullin kampion.
Ndërsa Oscar Piastri ja doli të renditej një shkallë më poshtë në një garë që u penalizua për një start të parakohshëm. Gjermani i Haas, Nico Hulkenberg fitoi duelin me japonezin e RB, Yuki Tsunoda në një sfidë që do të përcaktojë shumë për vendin e 6 në klasifikimin e konstruktorëve. Kjo sidomos pas problemeve që e detyruan Pierre Gasly të braktiste herët garën në bordin e Alpine.
Sergio Perez shtoi një pikë për Red Bull me vendin e 10 duke i mohuar zonën e pikëve Aston Martin të Fernando Alonso-s. E tërë vëmendja shkoi për Verstappen në “parc ferme” ku 27-vjeçari filloi festën me stafin e Red Bull, falë të cilit tani është në një klub special legjendash në historinë e Formula 1.

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos