Vështirësitë e brigadës së pastruesve për një Shkodër të pastër

22 Dhjetor 2021 | 13:25

Kur në qytet bie nata dhe dritat shuhen, në rrugë, shfaqet brigada e pastruesve.

Pavarësisht kushteve atmosferike, në të ftohtë, në shi dhe në dëborë ata janë aty, për të pastruar atë që ne ndotim çdo ditë. Qotherja, ndonëse 63 vjeçe, çdo natë kujdeset që rrugët e qytetit të zbardhin të pastra.

“Që në kohën e Enver Hoxhës ka që punoj në pastrimin e qytetit”, u shpreh ajo.

Edhe Lumnijen që nga vitin 2005, çdo agim e kap me fshesë në dorë në trotuare e qytetit.

“Unë për natë punoj, më pas shkoj në shtëpi. Është e vështirë, por kemi rroba për të përballuar të ftohtin”, tha Lumnije Alushi.

Vështirësitë për to janë të shumta, ndërsa u shtohen dhe shoferët e papërgjegjshëm që shpesh herë u rrezikojnë dhe jetën.

Çdo fundvit të rinj të qytetit të Shkodrës, angazhohen që t’i qëndrojnë afër punëtorëve të natës. Çaj të ngrohtë, biskota dhe fruta, thjesht për t’u kujtuar që dikush mendon edhe për ta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026