Vetëm 13.5% e votuesve për herë të parë morën pjesë në zgjedhje
Zgjedhjet vendore në Shqipëri shënuan pjesëmarrje më të ulët në votime se në zgjedhjet e shkuara.
Vetëm 37,79% e shqiptarëve zgjodhën që në 14 majit t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 krerët e rinj të bashkive që do drejtojnë në 4 vitet e ardhshme.
Ajo çfarë vihet re është se të rinjtë kanë shprehur interes të ulët për votimet, duke i braktisur masivisht.
Nga 122,545 zgjedhës që votonin për herë të parë më 14 maj, sipas të dhënave të raportuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 16 628 prej tyre ose 13.5% e kanë ushtruar të drejtën e votës ditën e 14 majit.
KQZ ndërmori disa fushata sensibilizimi për kategori të veçanta votuesish, ndër to dhe për të votuesit për herë të parë në periudhën parazgjedhore duke e konsideruar angazhimin e të rinjve në proceset demokratike element të rëndësishëm në vendimmarrjet publike.
Por vetëm 1.25 milionë shqiptarë nga 3.65 milionë shtetas me të drejtë vote ushtruan të drejtën e tyre të votimit të dielën për zgjedhjet për pushtetin vendor, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë