Vetëm dy persona të besuar të Vis Martinaj mund të bëjnë atentate, thotë gazetarja
Gazetarja Glidona Daci deklaroi se kundërshtarët e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj e kanë sulmuar këtë të fundit, sidomos gjatë këtyre dy viteve, duke i ekzekutuar njerëzit e tij të besuar.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Daci u shpreh se tanimë, Martinaj ka vetëm dy njerëz të besuar të cilët janë të aftë të kryejnë atentate.
Sipas saj, shumë shpejt dosja e kësaj çështjeje do të kalojë në SPAK.
“Grupet kriminale që përplaseshin me Ervis Martinajn, e kishin sulmuar shumë vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit. Të gjithë njerëzit e tij të besuar u ekzekutuan. Praktikisht, po ta kapësh në thelb, Ervis Martinaj kishte mbetur i vetëm, vetëm me dy ushtarë të besuar, me dy njerëz të cilët janë të aftë të gjuajnë.
Ushtarë ai kishte pafund, por po themi ushtarë të cilët gjuajnë, pra janë të aftë të bëjnë atentate. Kishte vetëm dy, pjesa tjetër iu eleminua nga grupet rivale. Dosja besoj shumë shpejt do kalojë në SPAK, thjesht është një çështje procedure”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha