Vetëvendosje e dyta në Prishtinë, Çeku: Rezultat i mirë dhe sinjal për ndryshim

13 Tetor 2025 | 00:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka reaguar në një konferencë për shtyp lidhur rezultatin e së dielës.

Çeku e ka cilësuar këtë si një rezultat pozitiv, duke e interpretuar si dëshmi të dëshirës për ndryshim në kryeqytet.

“Ky është një rezultat shumë i mirë për neve në Prishtinë, është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë,” u shpreh ai në një konferencë për media.

Ai tha se puna do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e balotazhit.

“Nga nesër, vazhdon puna pa u ndalë fare deri në ditën kur mbaron balotazhi,” shtoi Çeku.

Sipas tij, zgjedhjet kanë treguar se qytetarët e Prishtinës kanë një dëshirë të qartë për ndryshim.

“Rezultati i zgjedhjeve të Prishtinës e ka rikonfirmuar këtë nevojë urgjente për ndryshim,” theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026