English

Vetëvrasja e 17-vjeçarit, avokatja: Jini të vëmendshëm kur përmendet vetëvrasja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qyteti i Gjirokastrës është tronditur të dielën, pas lajmit se një 17-vjeçar ka vrarë veten në fshatin Valarë. I mituri u gjet nga familjarët i vetëvarur në banesë.

- Advertisement -

Psikologia Eksena Qirici ka folur në emisionin “People”, nisur nga ana emocionale dhe nga sjellja që prindërit tregojnë më fëmijën në momentin që këta të fundit hasin vështirësi në jetën e tyre. Ajo thekson se problemi i fëmijëve nuk duhet zhvlerësuar dhe konsideruar si diçka e pa rëndëisshme.

“Një njeri i paplotësuar emocionalisht nuk ka fuqi të përballojë atë që kërkojmë ne. Ne si shoqëri nuk dimë të dëgjojmë. Ka prindër që krahasojnë problemet e tyre me të fëmijëve dhe i konsiderojnë si të pa rëndësishme. Pra bëhet një zhvlerësim. Një adoleshent i cili është në përpjekje për të ndërtuar një identitet në këtë lloj shoqërie, ti e lë pa mbrojtje, që kur të përballet me vështirësi të natyrave të ndryshme të dijë të mos zhytet në vorbullën e emocioneve negative.

Nga ana tjetër, avokatja Mirela Jorgo, nënvizoi se në momentin që një fëmijë tregon për një akt vetëvrasje, duhet marrë gjithmonë parasysh.

“Kur dikush thotë se do vrasë veten, duhet të jemi të vëmendshëm. Nëse në rastin e 17-vjeçarit, ai ua ka thënë bashkëmoshtarëve, duhej të ishin vënë në lëvizje të gjithë. Duhet kushtuar vëmendje sjelljës së fëmijës.

Ka gjithmonë rrugë që adoleshentët të depërtojnë për të marrë informacione drejt akteve të tilla”, tha avokatja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?