Vetingu i gjyqësorit në Maqedoni të Veriut nis në janar, autoritetet garantojnë proces të pastër
Nga janari, sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut do t’I nënshtrohet vetingut. Paralajmërimi erdhi nga ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq. Kreu I drejtësisë siguron se të gjithë përgatitjet për veting në gjyqësor janë të drejta dhe do ti trajtojnë gjykatësit e prokurorët në mënyrë të barabartë. Ai hodhi poshtë edhe zërat se do të ketë hakmarrje ndaj gjykatësve me të cilët ka patur problem pushteti aktual.
“Me këtë metodologji të pastër për vlerësimin e punës në gjyqësor, ne garantojmë se nuk do të ketë asnjë ndarje apo pastrim të padrejtë në gjyqësor. Nuk është në interes të Qeverisë që të ndajë, gjykatësit në të denjë apo të padenjë. Mendoj se për qytetarët ekzistojnë dy kategori funkcionarësh në çdo fushë. Njerëz profesionistë dhe të përgjegjshëm, dhe njerëz jo profesionistë dhe të papërgjegjshëm. Vetëm kjo ndarje është e vlefshme dhe na intereson neve. Kanë kaluar ato kohëra kur bëheshin ndarje politike,” – tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.
Edhe kryeprokurori, por edhe kryetari i këshillit gjyqësor sigurojnë se do të jenë bashkëpunues dhe secili në radhët e tyre do të ndihmojë procesin e vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Rezultatet e para priten gjatë gjatë 6 mujorit të parë të 2021.
“Qëllimi i vetëm është që të mbahet përgjegjësi. Gjatë vlerësimit do të merren parasysh profesionalizmi, puna në kohë, efikasiteti, paanshmëria, përmirësimi në karrierë dhe vlerat organizative. Vlerësimi do të bëhet në çdo katër vjet, por duke u bazuar në raporte gjashtë mujore , do të ndahen në mënyrë të rastësishme gjashtë lëndë që do të analizohen. Por prokuroria do të veprojë edhe kur të ketë parashtresa për lëndë të caktuara të ndonjë prokurori,” – u shpreh kryeprokurori Lubomir Joveski.
Të pyetur nëse do të arrihet të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor pas vetingut, kryeprokurori, kryetari i këshillit gjyqësor dhe ministri i drejtësisë sigurojnë se procesi do të jetë krejtësisht transparent dhe i drejtë dhe do të nxjerrë në pah ata që kanë punuar apo punojnë në mënyrë të papërgjegjshme.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona