‘Vettingu, i domosdoshëm’, Çuçi: Urgjente të riorganizojmë Policinë Kriminale
“Vettingu në Polici i domosdoshëm”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin Ervin Salianji.
Çuçi u shpreh se është urgjente që të riorganizojmë Policinë Kriminale.
“Në 8 mujorin e parë të vitit 2022 janë proceduar penalisht 258 punonjës policie dhe janë arrestuar 116. Shikoni çfarë ndryshimi në këtë aspekt, vetëm me ligjin që bashkërisht e miratuan për transformimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Agjenci Civile të pavarur nga policia. Jemi në transformim të Akademisë së Sigurisë”, u shpreh ministri.
“Policia shkencore do të jetë në nivelin e asaj britanike. Sa i takon çështjes së emigracionit, Ministria e Brendshme ka marrë masa të shumta si nga jashtë, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet e destinacionit me të cilat shkëmbimi i informacionit është në nivelet më të larta historike, ashtu edhe nga brenda nëpërmjet forcimit të regjimit të kontrollit në kufi nga ana e Policisë Kufitare, zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese me kategorinë e personave në risk si dhe studimit dhe trajtimit të shkaqeve burimore të migracionit të parregullt”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta