VIDEO/ Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës, çfarë dihet mbi rrethanat e ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Manëz të Durrësit, ku dy persona nga kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të datës 22 tetor 2025, në një lokal pranë një karburanti në Manëz.
Pas një konflikti verbal për motive të dobëta, 33-vjeçari Flori Paluçi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 23-vjeçarit Aranit Kurti, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.
Më pas, autori i dyshuar i vrasjes së parë, shtetasi Flori Paluçi, është qëlluar me armë për vdekje nga 21-vjeçari Daniel Pepa shoku i Aranit Kurtit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.
Të dy viktimat janë nga Manza e Durrësit ndërsa policia po vijon kontrollet intensive për kapjen e Daniel Pepës, ndërsa një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë konflikt me pasoja të rënda.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona